75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Z S

Varroset sot i mituri i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës.

Viktima e dytë është Florant Murat Çeku.

Sipas faqes në Facebook, që e mban emrin e fshatit, varrimi i 15- vjeçarit do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00, në varrezat e këtij fshati.

Në këtë vetaksident ka vdekur edhe i riu Metlind Neziri, derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda po trajtohet edhe një person tjetër./Indeksonline/