08:19 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / AR

Sot varroset Vjosa Berisha

Sot do të varroset producentja kosovare, Vjosa Berisha. Këtë e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan, ndërsa e pamja nga datat 1,2,3 korrik në Hotel Grand në Arbëri.

Postimi i plotë:

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja – datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”, ka shkruar Berisha./Indeksonline/