08:36 / E Diele, 16 Maj 2021 / Blerim

Sot xhiro e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll, na presin ndeshje interesante!

Superliga e Kosovës në futboll sot vjen me pesë takime në program që të gjitha fillojnë nga ora 15:00.

Takimi i rëndësishëm i  xhiros së 35’të do të jetë ai ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, ku me një fitore eventuale sot kryeqytetasit do të nisin festën për titull, shkruan IndeksOnline

Ndërsa në anën tjetër rivali i Prishtinës, Drita takohet me Drenicën që lufton për mbijetesë dhe kërkon tre pikë sot.

Arbëria që është në rrezik për rënje nga liga ndeshet me Llapin që tashmë ka siguruar daljen në Evropë për shkak se fitoi Kupën e Kosovës.

Më poshtë gjitha ndeshjet e ditës së sotme: