07:16 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sot zbulohet shtatorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në Drenas

Sot pritet të zbulohet shtatorja e Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në sheshin e Drenasit, duke filluar nga ora 12:00.

Shtatorët e tyre kanë  mbërritur mbrëmë në Drenas dhe janë vendosur tashmë në sheshin “Fehmi Lladrovci” të kësaj komune.

Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do i kthehen Drenicës pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz.

Në këtë ngjarje do marrinë pjesë edhe krerët institucional të vendit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli./Indeksonline/