08:39 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / C E

Sot zhvillohen katër ndeshje të Superligës, këto janë çiftet

Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së 31-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja kryesore zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Llapin, shkruan Indeksonline.

Drita është mysafir i Besës në Pejë derisa Gjilani e pret Drenicën.

Në “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja në mes të Prishtinës dhe Trepça ’89.

Ballkani, Drita dhe Prishtina do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion të Superligës.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00. /IndeksOnline/