13:25 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zhvillohen sot 3 takime shumë interesante në Superligë

Sot në Ipko Superligën e Kosovës priten të zhvillohen tre takime mjaft interesante.

Në Therandë, pritet të zhvillohet kryendeshja midis Ballkanit dhe Prishtinës.

Kurse, edhe në “Riza Lushta”, pritet të jetë mjaft interesant ku Trepça 89 e pret Feronikelin.

Ndërsa takimi i fundit për sot luhet në “Ferki Aliu”, ku Vushtrria është vendës e Flamurtarit.

IPKO SUPERLIGA

14:30 Ballkani – Prishtina(gjyqtarë: Selim Isufi, Erdoan Baliqi, Fatlum Jashari)

14:30  Trepça 89 – Feronikeli (gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa)

14:30  Vushtrria – Flamurtari (gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Safet Berisha, Elvis Bicaj)