09:06 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, flet Albin Kurti

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit. Kryeministri Kurti ka bërë thirrje që ky proces të jetë i drejt e transparent.

Kurti ka thënë se Kosovës i duhet një kryeprokuror me integritet të lartë moral e profesional.

“Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.
Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.
Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.
Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/