21:59 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Southampton i del më i fortë se Liverpooli, mposhtet Manchester City

Manchester City është mposhtur nga Southampton me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premierligës.

Pas fitores nga Liverpooli, skuadra e Guardiolës nuk ja doli të marrë pikë nga kjo sfidë, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adams në minutën e 16-të të ndeshjes.

Manchester City mbetet në vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, 23 më pak se Liverpooli. /IndeksOnline/