Southampton kalon në gjysmëfinale të FA Cup (Video)
Ndryshimi i trajnerit i ka bërë mirë Southamptonit, shkruan indeksonline.
“The Saints” janë kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pasi mposhtën Wigan Athletic me rezultat 2-0.
Golat për Southampton i shënuan Pierre-Emile Hoejbjkerg dhe Cederic Soares.
Kujtojmë që Southamptonin e presin Tottenham dhe Manchester United në gjysmëfinale ku pritet që të dihet edhe skuadra e katërt, fituesja e ndeshjes së sotme në mes të Chelseas dhe Leicester. /IndeksOnline/