13:15 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Southgate, trajner i ri i Manchester Unitedit?

Manchester Unitedi nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe tanimë raportohet se Gunnar Solskjaeri, do të shkarkohet.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, është një ndër pretendentët për të zënë vendin e Ole Gunnar Solskjaerit te Manchester Unitedi.

“The Sun” raporton se Solskjaeri është në ditët e fundit te Manchester Unitedi, pas rezultateve të dobëta me skuadrën që rezultuan me nisjen më të dobët të kampionatit që nga viti i largët 1988.

Përpos përzgjedhësit të Anglisë, drejtuesit e Manchester Unitedit po e konsiderojnë edhe ish- trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon si zëvendëses ideal për skocezin.