16:46 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Spahiu-Bekim Jasharit: Nuk ia kam preh kërthizën Adem Jasharit, ditëlindjes iu referova nga Libri amëz

Është duke vazhduar debati lidhur me ditëlindjen e heroit kombëtarë, Adem Jashari.

Pas shkrimit të fundit të analistit Nexhmendin Spahiu se Jashari nuk ka lindur më 28 nëntor por me datën 10 tetor 1955 ka reaguar edhe nipi i tij saktësisht i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari madje nuk ka hezituar që ta quajë edhe njeri të krisur e psikopat Spahiun.

“Çka me i thonë atij njeri të krisur, psikopat. Është duke më bërë përshtypje se kush e ka pagu për të bërë gjithë këtë debat . Unë e kam në plan të bëjë padi, do të dalë para Gjykatës për këto trillime. Do ta ndjekë penalisht”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar edhe Nexhmendin Spahiun i cili ka thënë se Bekim Jashari mund ta ofendojë vetëm veten.

Spahiu gjithashtu ka shtuar se ai nuk ka deklaruar asgjë prej vetes por që iu është referuar Librit amëz.

“Unë nuk kam deklaruar asgjë, ashtu ka qenë në librin amzë, çka kam të bëjë unë.Ai nuk ka çfarë të më padisë, le të padisë ata që e kanë ndryshu ditëlindjen, ai s’ka kurrfarë dokumenti që ai ka lind më 28 nëntor sepse dokumenti i pas luftës nuk është relevant, aty mundet ta bëjë si të dojë, mund ta shkruajë si të dojë, ka mund ta shkruajë aty”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij ditëlindja 10 tetor 1955 shkruan në këtë libër dhe se dokumenti që ka publikuar Bekim Jashari mund të mos jetë valid.

“Unë nuk kam çfarë besoj apo mosbesoj por në librin amzë shkruan ditëlindja me 10 tetor sepse unë vetë se di se nuk ia kam preh kërthizën, pra në librin amzë shkruan ashtu.Nuk e di çfarë më ka fyer pra një përgjigje ia kam kthy për statusin e tij në Facebook dhe nuk di më shumë.Nuk e di çfarë saktësisht ka fyer më pasi nuk jam në Kosovë dhe nuk kam lexu por ai vetëm veten e fyen sepse nuk i ka hije të gënjejë”, ka thënë tutje Spahiu.

Ai ndër të tjerash ka shtuar se mund të mos-besohet në dokumentin e publikuar nga vetë Bekim Jashari.

“Unë nuk e di kur qysh tek, vetëm kam thënë atë që thotë libri amzë për atë ditëlindje, ndërsa ai ka nxjerrë një certifikatë të cilën e ka bërë vetë pas lufte, që mund të mos jetë dokument valid”, ka përfunduar Spahiu.

Teksa Bekim Jashari ka paralajmëruar edhe ndjekje penale për Nexhmedin Spahiun ky i fundit vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke iu referuar sipas tij Librit amëz./Indeksonline/

Bekim Jashari: Nexhmedin Spahiu njeri i krisur, do të bëjë padi kundër tij!