16:29 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / LB

Spahiu: Situata në Veri e tensionuar, Qeveria të emërojë administratorë të përkohshëm në komunat veriore

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se situata në veri të vendit është e tensionuar dhe se ajo mund dhe të eskaloj. Spahiu në një intervistë për “IndeksOnline”, thotë se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, gjendja vazhdon të jetë e brishtë dhe se mund të eskalojë në incidente dhe dhunë.

“Është situatë eskaluese, e cila natyrisht nuk ka përfunduar me atë pajtimin për targa. Sepse përderisa ekziston problemi i mosnjohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, gjithmonë situata është tetik për eskalim të incidenteve, dhunës dhe luftës”, ka thënë Spahiu për IndeksOnline.

Ndërsa thotë se përderisa nuk ka një marrëveshje politike për mbajtjet e zgjedhjeve në veri, ajo çfarë mund të bëjë Qeveria e Kosovës, është që të emërojë administratorë të përkohshëm në këto komuna.

“Përderisa nuk ka një marrëveshje politike që duhet të mbahen zgjedhjet, në kushtet dhe rrethanat ekzistuese, ajo çfarë maksimumi mund të bëje Qeveria e Kosovës është që t’i emërojë administratorët e përkohshëm në këto komuna. Natyrisht përveç komunës veriore ku nënkryetari nuk ka dhënë dorëheqje dhe ajo sipas ligjit e kryen funksionin e kryetarit deri në zgjedhjet të reja. Kurse në komunat e tjera, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan duhet të emërohet një administratorë i përkohshëm, i cili mund të jetë edhe shqiptarë. Përderisa nuk ka zgjedhje dhe nuk ka një kryetar legjitim, atëherë duhet patjetër mos të lejojmë zbrazëtira ligjore dhe të funksionimit të shtetit të Kosovës, do të gjendet një njeri të guximshëm i cili do të jepet në zyrat e kryetarit dhe të mbrohet nga forcat policore natyrisht”, tha ai. /IndeksOnline/