17:10 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Spal e mposht Romën midis “Olimpicos”

Skuadra simpatike Spal ka befasuar në ndeshjën hapëse të kësaj javë ne Serie A, duke mposhtur Romën në shtëpi me rezultat 0-2.

Verdhekuqtë e drejtuar nga Di Francesco pësuan nga një gol në çdo pjesë, fillimisht me Petagnën në minutë ne 38’ dhe më pas me Bonifazi në të 56-ën, ndërsa nuk arritën të reagojnë si duhet për të shmangur humbjen.

Nga ana tjetër, Spali vinte pas 5 humbjeve radhazi dhe përtej pritshmërive, befasoi duke u rreshtuar mirë dhe duke luftuar për çdo top, zgjidhje këto që “paralizuan” lojën e verdhekuqve dhe çuan skuadrën drejt suksesit. /IndeksOnline/

Temat: