15:13 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Spalleti: Dua një Inter sikur Juventusi mbrëmë!

Luciano Spalleti ka dalur në konferencë para ndeshjes me Eintracht Frankfurt në Europa League.

Trajneri i Interit ka thënë se e çmon karakterin e Juves dhe se do ta donte një Inter të tillë.

“Allegri i ka meritat për suksesin e Juves. Ajo që do të doja të merrja nga ai Juventus, është karakteri. Do ta doja një karakter të tillë te lojtarët e Interit.

Sa i përket ndeshjes, mund të konfirmoj që Valero do të jetë startues, ndërsa Brozovic në bankën rezervë” ka thënë Spalleti./Indeksonline/