16:31 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Spalleti flet për humbjen ndaj Atalantës

Luciano Spalletti pranon se Inter nuk ishte në gjendje të ruante përqendrimin gjatë humbjes 4-1 ndaj Atalanta-s.

Zikaltrit janë mposhtur në Serie A pas shtatë fitoreve radhazi. “Fatkeqësisht, nuk ishim në gjendje të luanim të përqendruar për periudha të gjata të lojës,” shprehet trajneri për DAZN.

“I lejuam më shumë hapësira sesa duhet kundërshtarit. E morëm lehtë ndaj një skuadre të vendosur mirë në fushë.

“Pas barazimit, ndeshje po shkonte në drejtimin e duhur, por humbëm shumë duele individualë dhe pozicionimi në fushë ishte i gabuar.

“Atalanta ishte më e qëndrueshme dhe shfrytëzoi mungesën tonë të përqendrimit.”

Marcelo Brozovic mori karton të verdhë në kohën shtesë dhe do të mungojë për ndeshjen ndaj Frosinone-s.

“Nuk mu duk një faull i keq. Në atë moment, një reagim emocional mund të ndodhë.”

Temat: