17:36 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Spalleti krenar që e ka rikthyer Interin në Champions League

Luciano Spalleti është shprehur se nuk mund ta fshehë që është krenar që merr pjesë me Interin në Champions League. 

”Nerazzurrët” u përballën me Tottenhamin të martën, duke siguruar një fitore dramatike falë golave nga Mauro Icardi dhe Matias Vecino.

Për Spalletin kjo është hera e tretë që merr pjesë në Champions Leauge, ku zhvilloi ndeshje edhe me Romën dhe Zenitin

“Kam kujtime të shkelqyera nga çdo përvojë, por nuk do ta fsheh që jam krenar që e kam kthyer këtë klub të madh në vendin ku i takon pas shumë vitesh”, tha Spalleti./IndeksOnline/