23:57 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Spalletti: Icardi duhet të bëjë më shumë, në portë kemi një qendërmbrojtës

Trajneri i Inter-it, Luciano Spalletti, ka folur për “DAZN” pas fitores 4-0 të marrë në fushën e Genoa-s.

“Çështja Icardi? Me këtë merrni ju, unë merrem me paraqitjen e skuadrës, që ka qenë shumë e mirë dhe na ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë trajneri zikaltër.

“Ju flisni vetëm për ata që shënojnë ose japin asiste, por nëse skuadra nuk luan mirë, ai duhet të kërkojë ta ndihmojë. Ekipi duhet t’i krijojë kushtet që ai të shënojë, por ai duhet të japë më shumë. Është e vështirë të krijosh lojë nëse luan me 9 lojtarë në vend që me dhjetë. Gjithsesi, Icardi ka bërë një ndeshje  të mirë, mund të kishte shënuar një gol tjetër”.

“Kanë luajtur shumë mirë Politano dhe Perisic, i cili ka rezistuar deri në fund pavarësisht shenjave të takave që ka pasur në këmbë. Handanovic ka qenë thelbësor në qarkullimin e topit. Duket si një qendërmbrojtës kur pason te shokët e skuadrës. Më vjen mirë që ka luajtur ndeshjen e tij të 150-të pa pësuar gol”, ka përfunduar Spalletti.