17:57 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Spalletti tregon ”formulën” për ta mposhtur Barçën

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka paralajmëruar skuadrën e tij që ta japë maksimumin për ta mposhtur Barcelonën.

”Nerazzurët” me një fitore eventuale nesër do ta siguronin kualifikimin tutje në Champions League.

Dhe në një konferencë për shtyp para ndeshjes në ”Giuseppe Meazza”, trajneri italian ka thënë se skuadra e tij duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të fituar.

”Barcelona është skuadra më e mirë”, tha Spalletti, transmeton IndeksOnline.

”Është njëra prej ndeshjeve më të vështira, dhe ne kemi para vetes një mundësi të tregojmë se mund të sfidojmë me çdo skuadër”.

”Kjo është një ndeshje që na jep mundësinë ta tregojmë veten. Duam të qëndrojmë sa më shumë që të jetë e mundur nga zona jonë dhe për ta bërë këtë duhet të luajmë si skuadër”.

”Ne duhet të jemi të mirë në atë që ta sigurojmë kundërshtarin tonë të mos ketë kohë për të luajtur, duke i dhënë presion të vazhdueshëm”.

”Por, duhet të japim 100% nga vetja për ta mposhtur Barcelonën”./IndeksOnline/