15:57 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Spanja, mbreti i ri i botës në basketboll

Spanja ka triumfuar bindshëm ndaj Argjentinës në finalen e Kampionatit Botër që u mbajt në Kinë me rezultat 75:95.

Spanjollët ishin gjatë tërë kohës në avantazh, madje në epërsi dyshifrore të cilën amerikano-latinët nuk arritën ta shkrinin dot, shkruan Indeksonline.

Luis Scola, lojtari më i mirë i argjentinasve ishte komplet i padisponueshëm në këtë ndeshje duke shënuar më së paku pikë gjatë tërë turneut.

Ky është titulli i dytë i Kampionit të Botës për Spanjën pasi fillimisht kishte triumfuar në Botërorin që u mbajt në Japoni ndaj Greqisë, ndërsa Argjentina ngel me vetëm një kupë botërore të fituar në vitin e largët 1950, kur u mbajt për herë të parë një kampionat botëror.

Ish- kampioni i botës, Amerika u desh të kënaqej me vendin e 7 në këtë botëror, e që është pozita më e dobët në histori të tyre.

Franca në anën tjetër mposhti Australinë në luftën për medaljen e bronztë./Indeksonline/