Spanja ndalon flamurin e Kosovës, ky është reagimi i mediave serbe
Në Madrid të Spanjës po mbahet Kampionati Botëror në karate.
Kosova po përfaqësohet në këtë kampionat me 13 sportistë.3 karateistë do të kërkojnë suksesin, shumica e të cilëve do të luftojnë për normën Olimpike Tokyo 2020.
Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), Vlerona Shala (kata), Adelina Rama (-61 kg), Diellza Dragusha (-68 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Argjend Berjani (kata), Orges Arifi (-60 kg), Ylli Cenaj (-67 kg), Elhami Shabani (-75 kg) do të garojnë në individuale dhe kata, ndërsa në kumite garojnë: Dragusha, Orana, Rama, Zhitia tek femrat dhe Arifi, Cenaj, Karaqi, Nishevci, Pakashtica, Rashiti, Shabani tek meshkujt.
Qeveria e Spanjës ka ndaluar që flamuri i Kosovës të shfaqet në sallën ku po mbahen garat e ngjarjes kryesore të vitit në karate, ndërsa nuk është lejuar as që në shpinë të garuesve të Kosovës të jetë shkurtesa e emrit të vendit, KOS, si te garuesit e tjerë, shkruan Insporti.
Media serbe Telegraf.rs i kanë dhënë rëndësi këtij lajmi duke njoftuar se Spanja i ndaloi simbolet e Kosovës.
Në vend të shkurtesës për emrin e Kosovës, garuesit kanë pasur akronimin për Federatën Botërore të Karatesë, WKF.
Federata e Karatesë e Kosovës ka zgjedhur heshtjen.Edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka zgjedhur të mos jap ndonjë deklaratë publike.