75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / MSH

Spanja në luftë me vatrat e zjarrit, zjarrfikësit gjermanë i dalin në ndihmë

Gjermania i ka dërguar disa njësi të zjarrfikësve për të ndihmuar Spanjën në luftën ndaj zjarreve.

Një zjarr në provincën veriperëndimore spanjolle të Zamorës ka shkatërruar më shumë sipërfaqe pyjore të mërkurën, teksa është përhapur nga erërat e forta.

Spanja po përballet me disa prej zjarreve më të mëdha në dekadat e fundit, në atë që po kualifikohet nga shkencëtarët si njëri ndër sezonet më të nxehta në historinë e vendit.

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë, kanë luftuar me flakët në pyjet e thata, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës.

Krahas kësaj, disa njësi zjarrfikëse nga Gjermania kanë mbërritur po ashtu për të ndihmuar në pjesën veriore të shtetit iberik, ka shkruar AP.