13:56 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Spanjë, shënohet rekord i viktimave të Covid-19 në 24 orë

Spanja ka regjistruar një rekord prej 849 vdekjeve të reja të lidhura me koronavirusin e ri, njëherësh shifrën më të lartë brenda 24 orëve, prej kur shtet është përballur me shpërthim të kësaj pandemie.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në këtë vend ka arritur 8,189.

Aktualisht, Spanja është vendi i prekur më së keqi nga ky virus në Evropë, pas Italisë.

Numri total i personave të infektuar në këtë shtet tani ka kaluar Kinën duke arritur në 94,417.

Aktualisht janë duke u analizuar mundësitë e bartjes së disa pacientëve nga Madridi dhe Katalonja, njëherësh zonave të prekura më së keqi nga sëmundja, drejt pjesëve të tjera të Spanjës.