22:52 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / Blerim

Spanjës s’po ia do, rrezikon shumë me barazimin kundër Polonisë

Kombëtarja e Spanjës ka barazuar 1 me 1 kundër Polonisë në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të EURO20.

Ky ishte barazimi i dytë i spanjollëve në Kampionatin Europian, duke rrezikuar kështu kualifikimin tutje, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan spanjollët me golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 25’të.

Por, në pjesën e dytë polakët barazuan menjëherë më anë të Robert Lewandowskit – gol ky që erdhi në minutën e 54’të.

Ekipi i Luis Enriques pati rastin më të mirë për të kaluar në epërsi, por nga pika e bardhë e penalltisë gaboi sulmuesi, Gerard Moreno.

Me këtë barazim, Spanja rrezikon shumë kualifikimin tutje. Ata tani mbesin me vetëm 2 pikë në pozitën e tretë, dy më pak se lideri, Suedia (4) dhe një më pak se vendi i dytë Sllovakia (3) – me të cilin e zhvillon ndeshjen e fundit./IndeksOnline/

Image
Image