09:00 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

Spears po e rimerr vetën, tani mund të nënshkruajë dokumentet e saj

Britney Spears është gati të përfundoj kujdestarinë që e kishte nga babai i saj.

Pas këtij vendimi, ajo po duket gjithnjë e më e fuqishme. Të mërkurën gjykatësi e konfirmoi këtë, duke u shprehur se këngëtarja mund të nënshkruaj vetë dokumentet zyrtare, transmeton Indeksonline.

Gjatë seancës që u mbajt të mërkurën, babai Jamie Spears thuhet se ka kërkuar të jetë ende nën menaxhimin e të hyrave të vajzës.

Gjykatësi vendosi që të vendosen detajet e sakta për trajtim, duke u shprehur se gjërat që janë në privatësi nuk do të bëhen publike./Indeksonline/