07:50 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / A. S

Specialistët tregojnë arsyen pse kamerdarja rrethore nuk duhet përdorur për fëmijët

Jemi ende në periudhë pushimesh dhe një pjesë e madhe e familjeve kanë vendosur t’i kalojnë ditët e gushtit dhe ndoshta edhe fillimshtatorin në plazh.

Disa kanë mbërritur tashmë e të tjerë po bëjnë përgatitjet e domosdoshme. Nëse i keni nisur pushimet, me siguri bashkë me ju kanë mbërritur në plazh edhe kamerdaret nëse keni fëmijë të vegjël. Nëse nuk i keni nisur, pas kontrollit të këtyre sendeve, nëse nuk janë në gjendje të mirë, po mendoni të blini të reja, por specialistët kanë disa këshilla të vlefshme për ju.

Kamerdaret plastike në formë rrethore, për t’u larë në det apo pishinë, nuk janë të këshillueshme.

Edhe pse na bëjnë të mendojmë se janë tepër të sigurta, sipas specialistëve, nuk është kështu. Studiuesit theksojnë se pavarësisht formës, ato janë një objekt plastik i mbushur me ajër që shërbejnë për të mbajtur mbi sipërfaqen e ujit fëmijën apo një person të rritur.

Megjithatë, rreziku për t’u mbytur është tepër i lartë. Do të mjaftonte qoftë edhe një mbyllje jo e mirë, një vrimë e vogël etj., që ajo të shfryhej dhe pasojat të ishin të rënda. Nga ana tjetër, nëse në një moment fëmija do të lëvizë brenda një kamerdare në formë rrethi, ajo mund të shkojë sipër gjoksit dhe fëmija të zhytet poshtë.

Prindër, bëni kujdes! Në momentin që do të përdorni këtë objekt për fëmijën tuaj duhet të siguroheni që ai të jetë fryrë dhe mbyllur në mënyrën e duhur, gjithashtu duhet të kontrolloni nëse mund të ketë një vrimë nga ku del ajri. Mbi të gjitha, nuk duhet ta lini fëmijën asnjëherë larg syve tuaj të përdorë kamerdaren.

Kyran Quinta, profesor në Universitetin Medical Center shprehet gjatë një interviste se kamerdaret në formë rrethi që mund të arrijnë deri tek qafa e fëmijës, e trembin dhe shpreson që të tremben të gjithë prindërit në përgjithësi. Këtë e pohojnë edhe ekspertët e “Swimming Teachers Association” në Angli.