11:50 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Specializantët protestojnë në QKUK, s’përfshihen në listën përfituese nga MSH

Një grup i specializantëve kanë protestuar sot në orën 10:30 në ambientet e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ata kanë bojkotuar punën e tyre, duke protestuar për shkak të mosekzekutimit të shtesave për personelin shëndetësor të cilët nuk janë përfshirë në listën e përfituesve, edhe pse në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, thuhet se do të përfshihen të gjithë mjekët.

Ky grup protestuesish thotë se këto shtesa po i përfitojnë personat e administratës dhe mjekët që janë në pushime mjekësore, që nga fillimi i pandemisë, duke mos u marrë me asnjë pacientë me Covid-19.

Arsyeja e dytë e protestës sipas tyre, është mos kompensimi i kujdestarisë.

Por, këta specializantë thonë se në rast se SHSKUK-ja dhe MSH-ja nuk kanë mjete për të paguar askëndë, atëherë këta do të jenë të parët në krye të detyrës, por të mos bëhen ndarje të tilla./IndeksOnline/