Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë. janë hedhur poshtë kundërshtimet e Mbrojtjes për aktakuzën në fjalë.
“Më 24 qershor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake hodhi poshtë mocionet e Thaçit dhe Fazliut që pretendonin mangësi në aktakuzën e ndryshuar të konfirmuar në këtë çështje. Gjykatësja e Procedurës Paraprake Masëlo i rrëzoi ose i konstatoi të pathemelta të gjitha argumentet e Mbrojtjes lidhur me veçorinë, veçantinë dhe qartësinë në disa pjesë të aktakuzës”, thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja.