10:24 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Specialja nuk i diskuton ftesat për intervistim pranë kësaj gjykate

Gjykata Speciale këto ditë ka ftuar pesë persona për intervistim në Hagë.

Ftesat e tyre janë bërë ashtu që janë kontaktuar direkt të ftuarit e më pas këta të fundit kanë njoftuar avokatët e a kredituar nga Specialja.

Mirëpo, ky lloj komunikimi i Speciales po shihet si shqetësues dhe që sjell dyshime.

Indeksonline ka dërguar pyetje zyrtarëve të kësajgjykate për të pyetur më shumë lidhur me ftesat që i ka bërë këto ditë dhe formën e komunikimit, mirëpo, të njëjtit nuk kanë dhënë informacione të detajuara.

Sipas tyre, Prokuroria e Specializuar nuk e diskuton statusin e hetimeve dhe as proceseve që po ndodhin tani.

“Për arsyeje profesionale, ligjore dhe etike,Prokuroria Speciale nuk e diskuton statusin e hetimeve të saj që janë duke u bërënë vazhdim, duke përfshirë këtu kohën e mundshme të ngritje së aktakuzave apodhe për proceset operacionale që ju i referoheni”, thuhet në përgjigjën e zëdhënësit të ZPS-së Christopher Bennett për Indeksonline.

Pas tri viteve të funksionalizimit të Dhomave të Specializuara, kjo gjykatë ka dërguar ftesa për tu paraqitur në Hagë për gjashtë persona.

Bëhet fjalë për Rrustem Mustafën, Sokol Dobrunen, Nazif Mehmetin, Sami Lushtakun dhe dy ish luftëtarët e UÇK-së, Remzi Shala e Safet Syla.

Ish-luftëtari i UCK-së, Remzi Shala karefuzuar ftesën e Speciales për tu paraqitur për intervistim./Indeksonline/