15:00 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pamje të ftesave që po iu bëhen të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale këto ditë ka ftuar disa prej ish-komandantëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK për tu paraqitur për intervistim në Hagë.

Deri tani janë ftuar Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Sami Lushtaku dhe dy ish-luftëtarët e UÇK-së, Remzi Shala e Safet Syla.

Derisa të ftuarit për intervistim janë vënë në kontakt me avokatët e akredituar nga Specialja, ish-luftëtari Remzi Shala po refuzon të paraqitet në Hagë pranë Gjykatës Speciale.

Në këtë thirrje për gjyq dhe urdhër për të paraqitur dokumente pranë Gjykatës të cilën e ka siguruar Indeksonline, thuhet se të ftuarit iu kërkohet vizë për të udhëtuar në Holandë dhe disa procedura tjera që duhet t’i kryjnë ata.

Thirrja për gjyq e Gjykatës Speciale që ka arritur në adresë të një të ftuarit për të dhënë dëshmi në Hagë

Por, që për aplikimin e tyre do të ndihmojë Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Zyrës së Prokurorit të Specializuar inevojitet nga ju një kopje e skanuar e pasaportës tuaj. Kjo kopje duhet tëarrijë të paktën njëzet e një ditë përpara datës së paraqitjes tuaj në Hagë”, thuhet në këtë letër.

Po ashtu,  bëhet e ditur se shpenzimet e udhëtimit, akomodimit si dhe mëditjet do të iu paguhen.

Po, ashtu në këtë letër që iu është dërguar një të ftuarit nga Specialja bëhet e ditur se nëse personi në fjalë nuk mund të paguaj vet një avokat, atëherë gëzon ë drejtën t’ju sigurohet një avokat papagesë.

Ndërsa, paralajmërohen se nëse nuk paraqiten në gjyq në datën e caktuar, atëherë konsiderohet mosbindje dhe si e tillë ndëshkohet.

Sipas ligjit, personi që ftohet nga Specialjadhe refuzon pjesëmarrjen, mund të gjobitet dhe të burgoset./Indeksonline/