22:56 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Spektakël, gola dhe rikthime të shpejta në “Old Traford” por pa fitues

Manchester United dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Old Traford në kuadër të zhiros së 15-të të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Emery kaloi e para në epërsi me golin e shqiptarit Shkodran Mustafi në minutën e 26-të të ndeshjes.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë. Katër minuta më vonë Martial barazoi rezultatin.

E njëjta situatë ndodhi edhe në pjesën e dytë.

Lacazete kaloi Arsenalin në epërsi për herë të dytë në këtë takim në minutën e 68-të të takimit.

Në aksionin e parë Manchesteri barazoi rezultatin me anë të Lingard.

Pas këtij barazimi, Arsenali është në poztën e pestë me 31 pikë ndërsa Manchesteri në vendin e tetë me 23 pikë.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi e Djajve të Kuq që nuk fitojnë në Premierligë.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham ka mposhtur Southamptonin me rezultat 3-1 duke kaluar Chelsean dhe Arsenalin në tabelë.  /IndeksOnline/