Spektakël në Bernabeo: Real Madrid 6 – 0 Celta Vigo
Real Madrid ka mposhtur me rezultat të thellë 6-0 skuadrën e Celta Vigos, në xhiron e parafundit të La Ligas.
Edhe pse pa ‘makinerinë e golave’, Ronaldon, yjet tjerë madrilenë u përkujdesën që të dhurojnë spektakël në Bernabeo.
Serinë e golave e filloi Bale, i cili shënoi dy sosh, të parin në minutën e 13-të ndërsa të dytin në minutën e 30-të.
Dy minuta më pas, Isco shënoi për 3-0. Dy golat tjerë i shënuan i riu Hakim A. dhe Toni Kroos, ndërsa Gomez shënoi një autogol.
Me këtë fitore Real Madrid renditet në vendin e tretë me 75 pikë, tre pikë më pak se Atletico Madrid dhe pesë pikë më shumë se Valencia. /IndeksOnline/