15:17 / E Premte, 15 Tetor 2021 / B O

Spektakël në Istog, derbi vendoset në minutën e fundit

Derbi lokal i zhvilluar sot mes Onixit dhe Istogut ka patur epilog dramatik. Skuadra vendase, Onix arriti fitore me rezultat 2-1. Të tri golat janë shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ishin mysafirët që me anë të kapitenit Qëndrim Jahaj kaluan në epërsi. Por, skuadra e Gani Metës nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë gjithçka.

Bekim Maliqi barazoi në 1-1. Në minutën e fundit të ndeshjes, Qëdrim Gashi arriti të shënoi golin e fitores për festën e vendasve./Indeksonline/