08:31 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Spektakël në NBA – Toronto dhe Boston vazhdojnë serinë pozitive, Oklahoma ngushton epërsinë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë luajtur tre ndeshje në kuadër të ‘Play Off’-it të ligës më të fort të basketbollit, NBA.

Toronto Raptors arriti të shënoi fitore mbrëmë me rezultat 98-93 kundër Orlando Magic. Me këtë triumf, ekipi kanadez tani kalon në epërsi dy me një me ndeshje, transmeton Indeksonline.

Lojtari më i mirë i kanadezëve ishte Siakama me 30 pikë 4 asistime dhe 11 kërcime. Kurse tek Orlando, më i miri ishte Ross me 24 pikë e tri kërcime.

Ashtu edhe siç pritej fitore shënuan Boston Celtics. Ata fituan me rezultat 104-96 kundër Indiana Pacers.

Me këtë fitore Boston udhëheq 3:0 në këtë seri. Brown me 23 pikë e 7 kërcime dhe Irving me 19 pikë e 10 asistime ishin më të mirët tek Celtics.

Kurse tek Indiana lojtari më i mirë ishte Evans me 19 pikë e dy kërcime.

Fitore tejet të rëndësishme kanë shënuar Oklahoma City Thunder. Ata e mposhtën ekipin e Portland Trail Blazers me rezultat 120-108.

Pas kësaj fitoreje rezultati në këtë seri është 2:1 për Blazers.

Lojtari më i mirë tek OKC ishte Westbrook me 33 pikë 11 asistime e 5 kërcime. Ndërsa tek Portland ishte Lillard me 32 pikë 6 asistime dhe katër kërcime.

Sonte zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të ‘Play Off’-it. Brooklyn e pret Philadelphia. Kjo ndeshje luhet në ora 21:00. Ndërsa San Antonio Spurs nga ora 23:30 e pret Denver Nuggets./Indeksonline/