08:36 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Spektakël në NBA- Warriors dhe Bucks vazhdojnë me fitore

Mbrëmë në NBA janë zhvilluar tetë ndeshje, ku pati shumë spektakël e rezultate befasuese.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Dallas Mavericks dhe Milwaukee Bucks, e cila përfundoi me fitore të Bucks, transmeton Indeksonline.

Bucks shënuan fitore me rezultat 107-122. Lojtari më i mirë për ekipin e Milwaukee ishte si gjithmonë Antetokunmpo i cili realizoi ‘double-double’  me 29 pikë dhe 17 kërcim.

Kurse tek ekipi i Dallas u dallua senzacioni i këtij sezoni, Luka Doncic i cili realizoi 20 pikë 2 asistime dhe 3 kërcime.

Fitore mbrëmë shënoi edhe ekipi i Golden State Warriors. Ata mposhtën me rezultat 117-107 ekipin e Phoenix Suns.

Lojtari më i dalluar për kampionët në fuqi ishte Klay Thompson i cili shënoi 25 pikë  dhe pati 2 kërcime e 6 asistime.  Kurse për Suns u dallua Oubre me  25 pikë e 12 kërcime.

Ndeshjet tejet interesante ishte edhe ajo mes Philadelphia 76ers dhe Denver Nuggets, ku fitues dolën 76ers me rezultat 117-110.

Më i dalluari nga ekipi fitues ishte Redick me 34 pikë. Kurse tek Nuggets ishte Jokic i cili realizoi ‘triple-double’ me 27 pikë 10 kërcime dhe 10 asistime.

Befasues ishte mbrëmë humbja e Brooklyn Nets nga Chicago Bulls me rezultat 125-106.  

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet:

Detroit Pistons 120-103 New York Knicks
Philadelphia 76ers 117-110 Denver Nuggets
Washington  Wizards 119-106 Cleveland Cavaliers
Brooklyn Nets 106-125 Chicago Bulls
Dallas Mavericks 107-122 Milwaukee Bucks
Phoenix Suns 107-117 Golden State Warriors
New Orleans Pelicans 122-117 Minnesota Timberwolves
Sacramento Kings 102-96 Miami Heat