17:31 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Spektakël në qiell, po vjen shiu i meteorëve

Çdo vit në mes të gushtit bie një shi meteor dhe ky fenomen natyror do të ndodhë përsëri natën midis të dielës dhe të hënës.

Shiu i të ashtuquajturës Perseid apo dushe meteor, është specifike për meteorët që janë më të “zjarrtë” dhe të ndritshëm se sa ata tipikë.

Këtë vit pritet një spektakël i madh në qiell, për shkak të faktit se nuk ka ndriçim tjetër në qiell.

Sipas NASA-s, çdo vit Perseidët mbulojnë qiellin kur Toka afrohet me kometën Swift Tatle. Copa të vogla të kometës përplasen me atmosferën tonë dhe kështu bëjnë “rrethe zjarri”.

Spektakli ka filluar më 14 korrik dhe do të vazhdojë deri më 24 gusht, dhe arrin kulmin e saj sot.

NASA thotë se nëse doni të shihni këtë fenomen, meteorët mund të shfaqen kudo në qiell. Gjithashtu, në varësi të shikimit të spektaklit, shiu i meteorëve mund të duket ndryshe.

Perseidet kanë marrë emrin sipas konstelacionit Perseus.