Spektakel në ”Zahir Pajaziti”, Gjilani e mposht Llapin në Podujevë
Gjilani ka marr tre pikë të rëndësishme nga udhëtimi në Podujevë.
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti”, Gjilani e mposhti skuadrën e Llapit, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e pestë kur Oltion Bilalli i dha epërsinë skuadrës mysafire.
Edon Sadriu barazoi rezultatin në minutën e 39-të, ku skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1.
Senad Jarovic riktheu epërsinë e Gjilanit, në minutën e 55-të, derisa Besart Morina vulosi fitoren në minutën e 71-të.
Deri në fund të ndeshjes, Llapi arriti të shënoi edhe një gol, pasi Muhamet Hyseni u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 83-të, por që nuk mjaftoi për të marr së paku një pikë.
Kjo fitore ishte e rëndësishme për Gjilanin, në luftën për një vend që dërgon në garat evropiane, pasi renditet e treta me 39 pikë, derisa Llapi pas 25 ndeshjeve është në vendin e shtatë me 29 pikë./IndeksOnline/

