Spekulime në Serbi: “Nemanja Vidiq pritet të bëhet trajner i Kombëtares Serbe”

Drejtori i Përgjithshëm i skuadrës Red Star Beograd, Zvezdan Terziç ka dhënë një lajm të madh për Kombëtaren e Serbisë.
Ai u shprehë se Nemanja Vidiq pritet që të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Serbisë, transmeton Indeksonline.
” Kam biseduar me Nemanja një vit e gjysmë më parë, pastaj ai më tha se e kishte mbaruar licencën e tij profesionale në Angli dhe se dëshira e tij ishte të ishte trajner i Serbisë një ditë, dhe jam i sigurt se do të jetë”, u shprehë Terziç për TV Prva./Indeksonline/