15:34 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Spekulimet vazhdojnë të rriten, por ylli i Real Madridit po vazhdon me stërvitjet

Julen Lopetegui nuk e ka larguar Theo Hernandezin nga turneu para-sezonal, derisa e ardhmja e mbrojtësit mbetet e pa sqaruar.

Pritet që Theo t’i bashkohet Real Sociedadit në huazim, por derisa spekulimet vazhdojnë, lojtari është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan IndeksOnline.

Real Madridi ka investuar një shumë të majme parash për ta transferuar Theon, por sezoni i tij i parë në Madrid ka qenë frustrues për shkak të minutazhës së ulët.

Deri në këtë moment, ende ka kuptim që lojtari të mbetet në turne me lojtarin, dhe kështu ai pritet të luajë sot ndaj Man Unitedit.

Theo Hernandez to continue to play until future is sorted

Pas miqësores në Miami, pritja e Theos do të jetë te telefoni i tij për një thirrje nga San Sebastian, ku lojtari pritet të largohet drejt Sociedadit./IndeksOnline/