75 Mall Live Search
18:33 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

SPERTK njofton Hotin për problemet me të cilat po ballafaqohet RTK

Kryesia e Sindikatës, në përbërje Gëzim Bimbashi – kryetar, Alketa Gashi-Fazliu – anëtare, Fejsal Shasivari – nënkryetar dhe Blerim Ruhani – anëtar, sot janë pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

SPERTK e ka njoftuar kryeministrin për problemet me të cilat po ballafaqohet Mediumi Publik në vend, si mosmiratimi i ligjit të RTK-së, çështja e financimit të pavarur, mungesa e pronës dhe objekteve të reja, po ashtu edhe mos kompletimi i Bordit të RTK-së.

Ndërsa, Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se së shpejti do të adresohen çështjet dhe problemet me të cilat po përballet ky medium publik. Sipas Kryeministrit Hoti, është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për këtë institucion publik, i cili është në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Sindikata e njoftoi kryeministrin edhe për punën e madhe që po bëjnë kolegët tanë në RTK, e me theks të veçantë raportimin profesional e korrekt edhe në kohën e pandemisë, pavarësisht faktit dhe kushteve jo të mira që ka Mediumi Publik.