14:19 / E Premte, 20 Maj 2022 / k.v

Spitali i Gjakovës/ Për tre muaj kryhen afër 600 operacione

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, janë operuar 587 pacientë gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022.

Sipas raportit të punës për këtë periudhë kohore, në këtë spital janë realizuar 381 lindje, prej tyre 114 me operim.

Nga janari deri në mars janë kryer 540 CT, 593 ultrazë, 3 mijë e 859 radiografi, 5 kolonoskopi dhe 84 gastroskopi.