22:27 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Spitali i Gjilanit furnizon stafin me komplete, kaq para i kushtoi tenderi

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.

Titulli i kontratës nga autoriteti kontraktues “Furnizim me komplete për stafin mjekësor”, nuk është se ka kushuar pak, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi thuhet se për spitalin e Gjilanit, do të bëhet furnizmi me komplete, mantilla të kaltërt si dhe batanije.

Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 12.000,00 euro.

Tenderi në fjalë I është besuar operatorit ekonomik D.P.T “Alma”

Vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar është 7.667,94 euro, derisa tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 9.376,28 euro.