10:46 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Ditët e fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.

Ndërkohë që Spitali i Gjilanit ka bërë me dije se ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen.

Njoftimi i plotë:

Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, sot është mbajtur sot mbledhja e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë takim, nenkryetari Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: 2684 të rezultuar pozitivë, 2222 të shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, të shtruar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134.