10:00 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Spitali i Pejës porositë mish mështjerre me bollëk për pacientët

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka finalizuar kontratën e radhës.

Ky institucion shëndetësor kësaj radhe nuk është se është furnizuar me produkte medicinale, shkruan Indeksonline.

Këtë herë, ky spital ka nënshkruar një kontratë për ushqimin e pacientëve që kurohen aty.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnzim me mish”, ka kushtuar hiç më pak se 21.000,00 euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë “Furnizim me mish tul mështjerre për nevojat e spitalit”.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Apetit” Sh.P.K, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë faktin se janë klinika të shumta në vend që jo rrallë herë ankohen për mungesë të pajisjeve elementare duke mos përjashtuar edhe ato nga lista esenciale dhe si pasojë e kësaj detyrohen pacientët t’i sigurojnë ato. /Indeksonline/