19:56 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Spitali në Kosovë që i ushqen pacientët me byrekë

Ani pse është ushqim i shijshëm, byreku në raste është e rekomandueshme të mos konsumohet as nga ata që nuk kanë probleme shëndetësore. Konsumimi i tepërt rrit rrezikun për ndonjë sëmundje, sidomos tek ato kardiovaskulare.

Por ata që i japin vetë këto këshilla, mjekët, duket se në disa raste nuk e kanë këtë shqetësim.

Një spital në Kosovë po i ushqen pacientët e tij me byrekë, shkruan orainfo.

Fjala është për spitalin e Pejës, i cili përmes tenderit publik ka porositur byrekë për pacientët.
Se do të blihet sasi goxha e madhe e byrekut tregon vera e kontratës.

Rrafsh 19 mijë euro parashikohet t’i shpenzojë Spitali i Pejës për furnizim me byrekë.

Kontrata me furrën që do ta bëjë furnizimin me byrekë tashmë është nënshkruar.

Temat: