09:18 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / MSH

Spitalit kryesor të Gazës i kanë mbetur vetëm katër ditë karburant

Me të vetmin termocentral jashtë funksionit dhe Gazën e zhytur në errësirë, avionët luftarakë të Izraelit vazhduan bombardimin e disa lagjeve gjatë natës që lamë pas.

Spitalit kryesor në qytetin e Gazës i kanë mbetur vetëm katër ditë karburant për gjeneratorët e tij, thonë grupet e ndihmës. Rrethimi i Izraelit do të thotë se ushqimi dhe uji i pastër po mbarojnë, raporton BBC.

Pa energji për pompat, ujërat e zeza të papërpunuara po grumbullohen në disa rrugë.

Egjipti po bën thirrje për një armëpushim humanitar gjashtë-orësh për të marrë ndihma.