15:09 / E Diele, 03 Mars 2019

Spitalit të Mitrovicës nuk i mjaftojnë as 60 mijë euro për t’u furnizuar me artikuj ushqimor!

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka kurorëzuar dy kontratat e radhës për këtë vit.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizimi me Artikuj Ushqimore dy 2 Llote”, ka kushtuar mbi 62 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Kështu, furnizimi me bukë dhe produkte të saj, ka kushtuar 10 mijë e 620,10 euro.

Kontrata në fjalë i është besuar Grupit të Operatorëve Ekonomik “Neë Line”, Sh.P.K, N.T.P “Bajraktari.com”.

Derisa është bërë me dije se kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.  Për të njëjtën kontratë tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 11 mijë e 023,90 euro.

Kontrata tjetër, furnizim me artikuj tjerë ushqimore këtij institucioni shëndetësor i ka kushtuar 52 mijë e 341,99 euro, transmeton Indeksonline.

Tenderin për këtë kontratë e ka fituar N.T.P “Burimi”.

Tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 60 mijë e 171,95 euro. /Indeksonline/