17:33 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Spiunohet Audi Q7 i ri, vjen me risi

Audi po vazhdon me zhvillimin e Q7 të 2020-ës, e cila duket që do të ketë një pamje më dinamike, e që është në linjë me modelet më të fundit të markës.

Spiunët e ‘Carscoops’ kanë kapur atë gjatë një testimi në mot të ftohtë, me inxhinierët e Audi që ngasnin jo vetëm standartin Q7, por edhe SQ7 sportiv.

Rivali i Volvo XC90 është në shitje që nga viti 2015, dhe një version i përditësuar i këtij modeli do të vijë së shpejti.

Imazhet zbulojnë se dizajni i jashtëm i Q7 do të jetë në të njëjtën linjë me modelet më të fundit të mëdha të Audi, si: A6, A7, A8 dhe Q8, shkruan IndeksOnline.

Si e tillë, është e mundur që makina të ketë grila më të mëdha, dhe dizajn të ri fenerësh. Ndërsa fenerët në pjesën e pasme të makinës do të jenë të frymëzuara nga SUV-i elektrik E-tron.

Ndryshime madhore pritet të bëhen në pjesën e brendshme të makinës. Thuhet se Audi po bën investime të mëdha për transplantin e stilit të ri të pultit , me pamjen minimaliste dhe sistemin e informacionit të përditësuar. Ky investim pritet që të zgjasë jetën e modelit Q7 deri në dekadën e ardhshme.

Ndryshimet në fuqinë e makinës përfshijnë adoptimin e teknologjisë hibride të lehtë 48V mes shumicës së varianteve, me qëllim rritjen e efiçencës.

Audi mund të ndryshojë motorin e modelit Q7 me motorin me gjashtë cilindra me benzinë për ta sjellur në një linjë me modelin SQ5. /IndeksOnline/