19:27 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Spiunohet Mercedes-Benz E-Class i ri

Mercedes po përgatit një version të ri të klases së tanishme E-Class, i cili do të sjellë me vete dizajne të reja përpara dhe mbrapa, si dhe disa përmirësime në brendësi.

Gjëja e parë që vihet re në brendësi është timoni i ri, duke mos qenë vetëm një dizajn i ri për E-Class, por më tepër një dizajn i pa parë në ndonjë model Mercedes deri tani.

E klasifikuar si W213 E-Class, modeli merr një pamje të ri në front dhe në pjesën e pasme, ku i pari do ta ndihmojë atë të duket disi i ngjashëm me CLS më të fundit, veçanërisht me një nënshkrim të tillë DRL.

Nga prapa sic pritet dritat do të jenë më shumë horizontalisht, duke kaluar në pjesën e bagazhit sic janë në CLS dhe CLA.

Mercedes pritet të zbulojë modelin E-Class W213 më vonë këtë vit si një model 2020. /IndeksOnline/