75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 21 Maj 2026 / MSH1

Spiunonte te Rusia/ Denohet ish-zyrtari i inteligjencës austriake

Ish-zyrtari i inteligjencës në Austri, Egisto Ott, është shpallur fajtor për spiunazh për Rusinë.

Një juri në Vjenë e shpalli Ott-in, 63 vjeç, fajtor për dorëzimin e informacionit te oficerët e inteligjencës ruse dhe te Jan Marsalek, drejtuesi ekzekutiv i firmës gjermane “Wirecard”, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Ott, i cili i mohon akuzat, u dënua me katër vjet e një muaj burg.

Avokati i tij ka apeluar kundër vendimit.

Skandali i spiunazhit ka ringjallur frikën se Austria mbetet një vatër e aktivitetit të spiunazhit rus.

Përveç spiunazhit, Ott u shpall fajtor për shpërdorim detyre, ryshfet, mashtrim të rëndë dhe shkelje të besimit.

Gjykata dëgjoi se si ai kishte mbështetur “një shërbim sekret inteligjence të Federatës Ruse në dëm të Republikës së Austrisë” duke mbledhur fakte sekrete dhe një sasi të madhe të dhënash personale nga bazat e të dhënave të policisë nga viti 2015 deri në vitin 2020.