20:02 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

S’po i ndal golat – Lirim Kastrati shënon përsëri

Ylli kosovar, Lirim Kastrati është duke kaluar në formë fenomenale këtë sezon te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Ai ka shënuar sot përsëri në ndeshje që po zhvillohet mes Istra 1961 dhe Lok.Zagrebit, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 8-të, Kastrati arriti që ta kaloj në epërsi skuadrën e tij, por më vonë Istra arrit ta barazoj. Tashmë po zhvillohet pjesa e dytë e ndeshjes.

Ky ishte goli i 11-të i yllit kosovar këtë sezon./Indeksonline/